skip to Main Content

Kur letërsia frymëzon shkencën…

Shpikje të frymëzuara nga librat fantastiko-shkencor

Letërsia frymëzohet nga jeta e vërtetë, por jo rrallë ndodh e kundërta. Sidomos kur flasim për zhanrin fantastiko-shkencor njihen raste kur shkrimtarë dhe vepra të ndryshme kanë frymëzuar krijimin e pajisjeve që njohim sot.

 

“Njëzet mijë lega nën det”  – Zhyl Vern

Të kuptohemi: bëhet fjalë për një udhëtim prej njëzet mijë legash nën det, jo për njëzet mijë lega në thellësi. Megjithatë, pavarësisht drejtimit që mori Nautilus, fakt është që nxitit imagjinatën e lexuesve. Njëri prej tyre, shkencëtari amerikan Simon Lake u fiksua me idenë e udhëtimit nënujor pasi lexoi aventurat e kapitenit Nemo. Në vitin 1898, Lake përfundoi ndërtimin e Argonat, nëndetësja e parë që kreu një udhëtim të suksesshëm nën ujë. Zhyl Vern i shkroi një letër urimi!

“Tom Swift dhe pushka e tij elektrike” – Victor Appleton

“Tom Swift” është një seri për adoleshentë nga fillimi i viteve 1900. Libri ndjek aventurat e Tomit, një adoleshent gjeni. Seria përmban 100 pjesë, por më e njohura pre tyre është “Tom Swift dhe pushka e tij elektrike”, në të cilën Tom shpik një armë e cila nuk gjuan me plumba, por me elektricitet. Libri nuk pati jetëgjatësi, me shumë gjasë është harruar, megjithatë frymëzoi shkencëtarin  NASA-s, Jack Cover, të ndërtonte një armë të tillë.

“Botë e çliruar” – H.G. Wells

Vern dhe H.G. Wells ishin burim frymëzimi, por ndërsa imagjinata e Vernit ndërtonte mjete transporti, Wells mendonte për shkatërrimin në mas. Në librin e tij “Botë e çliruar”, Wells shkrun për pasojat e fuqisë atomike, që sipas tij ose do ta shkatërrojë njerëzimin ose do ta forcojë atë.

 

“Looking Backward” – Edward Bellamy

E shkruar në fund të viteve 1800, në këtë libër Edward Bellamy imagjinon një të ardhme fantastike të viteve 2000. Shumë gjëra i ka parashikuar gabim, por megjithatë ai parashikoi atë që sot e njohim si kartë krediti.

Elona Qose