skip to Main Content

Kush e tradhtoi Ana Frankun?

Një libër i ri sjell fakte se Ana Frankun dhe familjen e saj i tradhtoi një grua hebreje, e cila u ekzekutua fill pas luftës për shkak të bashkëpunimit me nazistët.
Misteri i gjetjes së familjes Frank në një aneks të fshehtë në një shtëpi në Amsterdam, në gusht 1944, i ka tërhequr ndër vite studiuesit, që gjithsesi nuk kanë pasur asnjë të dhënë. Deri sot.
Edhe më parë është përfolur përfshirja e mundshme e Ans van Dijk, e cila u ekzekutua në vitin 1948 pasi pranoi se kishte ndihmuar në kapjen e 145 njerëzve, përfshirë vëllain e saj me familjen e tij. Megjithatë, asnjëherë nuk ka pasur prova që të provonin si të vërtetë këtë hipotezë.
Por në një libër të Gerard Kremer, bir i një anëtari të rezistencës holandeze, pretendohet se babai i tij kishte dëgjuar një dialog mes Van Dijk dhe oficerëve nazistë në fillim të gushtit 1944 pikërisht për ndërtesën ku fshihej familja Frank.
Frankët u arrestuan në 4 gusht dhe menjëherë më pas Van Dijk u largua për në Hagë.
Megjithatë, përfaqësuesit e trashëgimisë Frank, janë shprehur se nga hetimet e tyre të gjera, hetimet e policisë dhe kërkimet studimore, nuk ka asnjë provë që të tregojë përfshirjen e Dijk në arrestimin e familjes Frank.

E. Qose