skip to Main Content

Mark Tuein dhe dueli që s’ndodhi kurrë

Historia e largimit të beftë të Mark Tuein nga Nevada në vitin 1864 është treguar në mënyra të ndryshme. Sipas legjendës, Clemens, emri i vërtetë i Mark Tuein, u largua me të shpejtë për t’i shpëtuar akuzës për shkelje të ligjit kundër duelit, pasi shkrimtari kishte thirrur në duel një koleg të tij konkurrent.

Në 150 vitet në vijim, nuk kanë munguar teoritë mbi rrjedhën e ngjarjeve dhe përgjigjet e ndryshme për një sërë pyetjesh: A e pranoi gazetari tjetër James Laird thirren për duel, edhe pse e dinte fare mirë se dueli ishte i jashtëligjshëm? Shkoi Tuein në vendin e caktuar për duel? U tremb vallë Laird dhe u tërhoq nga dueli, apo vërtet Tuein ia mbathi para se dueli të mbahej nga frika e arrestimit?

Tek e fundit, është fakt se Tuein nuk kishte nishan, fare. Me siguri ka qenë i dehur kur thirri duelin.

Kështu që, në rast se Laird e ka pranoi sfidën, me siguri shkrimtari i njohur ka menduar se rezultati do ishte: vdekje ose arrest për shkelje të ligjit.

Pas kaq shumë vitesh, çfarë ka mbetur nga gjithë këto teori është një artifakt i atij që tashmë njihet si “dueli që s’ndodhi kurrë”, një skelet pistolete, që prej më shumë se 100 vitesh është pjesë e koleksionit të Shoqërisë Historike të Nevadës.

Vetë Tuein e tregoi atëherë historinë, por shumë besojnë se nuk është tamam ashtu si rrodhën në të vërtetë ngjarjet.

Megjithatë, historinë e duelit që s’ndodhi kurrë, sipas Tuein, do t’jua sjellim në shqip në ditët në vijim.

Elona Qose