skip to Main Content

Ndërron shkrimtari i njohur amerikan Philip Roth

Fitues i çmimit “Pulitzer”, Philip Roth, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj amerikanë, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare.
Roth e nisi karrierën me tregime të shkurtra në fund të viteve 1950. Një dekadë më vonë, një ndër librat më të njohur të tij, i përkthyer edhe në shqip, “Ankimi i Portnoit”, e katapultoi drejt famës, duke e bërë një nga shkrimtarët më të njohur në Amerikë.
Fitues i çmimit “Pulitzer”, Çmimit Kombëtar të Librit dhe çmimit ndërkombëtar “Man Booker”, Roth u frymëzua ngta jeta e familjeve hebreje në tokën amerikane.
Roth ka botuar mbi 30 libra përpara se t’i jepte fund karrierës së pasur në vitin 2009.

 

Filip Roth në gjashtë fjali

1.Pleqëria nuk është betejë, është masakër.

2.Është njerëzore të kesh një sekret. Dhe është po aq njerëzore ta nxjerrësh atë.

3.Jeta është një periudhë e shkurtër kohe gjatë së cilës gjallojmë.
4. Nuk ka më njerëz të rinj. Janë të njëjtët njerëz që takon gjithmonë, me maska të ndryshme.

5.Një burrë hebre me prindërit gjallë është një djalosh 15-vjeçar dhe do mbetet i tillë derisa prindërit e tij të ndërrojnë jetë.

6.Nuk i pyes kurrë shkrimtarët e tjerë mbi rutinën e tyre të punës. Nuk më intereson. Joyce Carol Oates thotë diku se kur shkrimtarët pyesin njëri-tjetrin mbi kohën e punës në fakt përpiqen t’i përgjigjen pyetjes: Është edhe ky po aq i çmendur sa unë? Nuk kam nevojë t’i përgjigjem kësaj pyetjeje.

E. Qose