Ne dhe kritikët
Të gjithë lëndohemi kur na kritikojnë punën. Sado të mundohemi ta marrim me sportivitet, është e pashmangshme. E megjithatë, gjithmonë është e rëndësishme të paktën t’i thuash vetes: Mos i merr kritikat shumë seriozisht. Është e rëndësishme t’i dëgjojmë në mënyrë për të korrigjuar veten, por mos u jepni më shumë rëndësi se ç’duhet.
Këtë nuk e them vetëm unë. Mjaft të lexoni më poshtë:
“Bëj çfarë ndjen në zemër se është e drejtë, prapë se prapë dikush do të të kritikojë” – Anna Eleanor Roosevelt.
“Një piktorë e varur në muze me shumë mundësi dëgjon më shumë përcaktime idiote se gjithçka tjetër në botë” – Edmond and Jules De Goncourt.
“E vetmja mënyrë për t’u shpëtuar kritikave është të mos bësh asgjë, të mos thuash asgjë”, -Elbert Hubbard.
“Mos iu tremb kritikave! Kujto gjithmonë se balona ngrihet në të kundërt të erës”, – Hamilton Mabie.
“Kam shumë ndjeshmëri ndaj kritikëve. Duhet të jetë sfilitëse të shkosh çdo natë në teatër dhe të dish fare pak për pjesët që luhen”, – Noel Coward.
“Kritikët janë si eunukët në një harem: ata e dinë si bëhet, e shohin çdo ditë, por nuk janë gjendje ta bëjnë vetë”, – Brendan Francis Behan.