skip to Main Content

“Nëse do të dish të më qëndrosh pranë”, poezia e këndshme e Pablo Nerudës

Nëse do të dish të më qëndrosh pranë,

dhe mund të jemi të ndryshëm,

nëse dielli do të na ndriçojë të dyve

pa i prekur hijet tona,

nëse do t’ia dalim të jemi “ne” në mes të botës

dhe bashkë me botën të qajmë, të qeshim, të jetojmë.

Nëse në çdo ditë do të zbulojmë ata që jemi

dhe jo kujtimet se si ishim,

nëse do ta ndihmojmë njëri-tjetrin,

pa e menduar kush do të jetë i pari dhe kush do të jetë i fundit,

nëse trupi yt do të këndojë me trupin tim, sepse bashkë është kënaqësi…

Në këtë moment do të jetë dashuri

dhe nuk do të ketë qenë e kotë të prisnim kaq gjatë.

Në këtë poezi Neruda shkruan për një dashuri sentimentale, të përditshme, të cilën ai është duke e pritur që ta kompletojë si qenie njerëzore. Një dashuri e tillë duhet të përfshinte ndarjen e çdo gjëje me personin tjetër, dhe jo privimin, apo krimin. Ky është një himn për shpresën. Dashuria, sipas autorit, ekziston. Ajo do të vijë në mënyrë krejt të papritur dhe do ta lartësojë qenien e secilit prej nesh.

Ky përshkrim i poetit drejtohet ndaj një ndjenje të pjekur që ushqehet me ngrohtësinë e diellit në një botë që nuk i ndan dy të dashuruar, por i integron në një çift. Të qenurit ndryshe sjell dashurinë. Të qenurit njësoj do i jepte fund lidhjes, duke e çuar drejt shkatërrimit në një qenie unike. Kjo nuk është dashuri, por monotoni e ekzistencës… / bota.al

Leave a Reply