skip to Main Content

Përgjigje të shkurtra për pyetje të mëdha

Botohet libri i fundit i Stephen Hawking

Fizikani Stephen Hawking u ka dhënë përgjigje disa prej pyetjeve më të rëndësishme dhe komplekse në karrierën e tij të gjatë. Libri i tij i fundit pritet të botohet këtë vjeshtë. Me titullin “Përgjigje të shkurtra për pyetje të mëdha”, shkencëtari merr në analizë disa nga çështjet më të thella të ekzistencës njerëzore.

Publicisti i tij njoftoi se libri është ndarë në katër pjesë ose katër pyetje, të cilat marrin përgjigje: Pse jemi këtu? A do të mbijetojmë? Teknologjia do të na shpëtojë apo do të na shkatërrojë? Si mund të shkëlqejmë?
Libri, që botohet pas vdekjes së shkencëtarit, mbulon çdo çështje, nga krijimi universit, te inteligjenca jashtëtokësore, rëndësia e kolonizimit hapësinor dhe ekzistenca e Zotit.

Një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitjet e librit do të shkojë për fondacionin që mban vetë emrin e shkencëtarit për studimin e sëmundjeve neuron-motorike.

E.Qose