Rroftë (ose jo) puna!
Kura më e mirë për dhimbjen është puna,- ka thënë Arthur Conan Doyle, krijuesi i dedektivit më të njohur në botë, Sherlok Holmes.
Sot në një numër të madh endesh përkujtohet dita e punëtorëve, për të kujtuar protestat e tyre për kushte më të mira pune.
Nëse shkrimin e librave shumë nuk e quajnë punë, shkrimtarët vetë mendojnë ndryshe, edhe pse shumë prej tyre kanë bërë edhe punë të tjera për të siguruar të ardhurat (por për këtë do shkruajmë më vonë). Ditën sot do ta hapim me disa nga përkufizimet e shkrimtarëve të njohur për punën.
.
“Puna nuk është më e respektuar se alkooli dhe në fakt i shërben të njëjtin qëllim si ai: të shpërqendron mendjen”- Aldous Huxley.
“Më pëlqen shumë puna. Më magjeps! Mund të rri ulur dhe ta vëzhgoj për të orë të tëra” – Jerome K. Jerome.
“Gjithmonë arrij vonë në zyrë, por e kompensoj duke u larguar herët” ― Charles Lamb.
“Puna nuk më pëlqen. Në fakt nuk besoj se i pëlqen ndokujt. Por unë dua atë që puna të ofron: mundësinë për të gjetur veten” – Joseph Conrad.
“Shpesh i humbasim mundësitë më të mira sepse shfaqen në të zakonshmen dhe duken si … punë”- Thomas A. Edison.
“Artisti nuk është asgjë pa talentin, por talenti nuk vlen pa punë” – Emil Zola.