skip to Main Content

Të pashë në ëndërr…

Libra të njohur të frymëzuar nga ëndrrat

Frymëzimi të vjen në mënyra të çuditshme. Ëndrrat gjithmonë i kanë magjepsur njerëzit, duke u shkaktuar një miks ndjesish. Ëndrrat kanë ndikim të ndjeshëm tek ata që i shohin dhe askush nuk e di këtë më mirë sesa mendjet kreative. 
Shkrimtarët shpesh kanë gjetur frymëzim tek ëndrrat për të shkruar disa nga veprat më të mira të tyre. Ja katër libra që autorë e tyre i shkruan pasi idetë i panë në ëndërr.

1. Frankenshtajn – Mary Shelley
Mbase libri më i njohur në histori i frymëzuar nga një krijesë që shkrimtarja e pa në ëndërr. Shelley e shkroi kryeveprën e saj si rezultat i një sfide mes një grupi shkrimtarësh, mes të cilëve Lord Bajoni.

Ngastra e Salemi – Stephen King 
Nëse ka një shkrimtar që frymëzimin për librat e tij e gjen në ëndrra (ose makthe) ai është Stephen King. Mjeshtri i horrorit e ka shprehur gjithmonë besimin e tij se ëndërrimi është një pjesë integrale e procesit krijues. Dhe një ëndërr e fëmijërisë do t’i shërbente dekada më vonë për librin e tij “Salem’s lot”.
Në qendër të librit është një shkrimtar, Ben Mears, i cili rikthehet në qytetin e Salemit, ku kishte jetuar kur ishte 5 vjeç, vetëm për të zbuluar se vendasit po ktheheshin në vampirë.

Muzgu – Stephanie Meyers
Thoni çfarë të doni, “Muzgu” ishte një fenomen, një nga librat më popullorë të viteve të fundit, që e siguroi financiarisht autoren për tërë jetën. Është interesanti që atë që u shndërrua në fenomen kulturor, autorja e pa në ëndërr.
“Pashë këtë çiftin në ëndërr. Ai ishte i bukur, plot shkëlqim, i magjishëm; ajo ishte një vajzë e thjeshtë, normale. Nuk më kishte ndodhur të shikoja vampirë në ëndërr, mbi të gjitha një vampir që po i shpjegonte njerëzores se sa shumë e donte dhe në të njëjtën kohë sa shumë donte ta vriste”, – është shprehur autorja.
E. Qose