skip to Main Content

Të thjeshta, por të efektshme – përkufizimet e shkrimtarëve mbi artin e të shkruarit

Herë pas here, botimeshqip.com organizon konkurse me një temë të caktuar dhe si për çdo konkurs ofron shpërblime për fituesit. Shtysë për realizimin e konkurseve të tilla jeni bërë vetë ju, lexuesit dhe ndjekësit tanë, që na dërgoni krijimet tuaja për t’i postuar në faqen tonë. Është bukur kur shikon që njerëzit ende e duan letërsinë dhe mbi të gjitha artin e të shkruarit. Sigurisht, jo të gjithë janë apo do të bëhen shkrimtarë, por nga rubrika të tilla ndonjëherë spikatin talente të ardhshme. Dhe pikërisht për ta do të shkruajmë sot, me këshilla dhe rekomandime, nga studiuesit dhe vetë shkrimtarët e njohur.

 

Dhe do ta nisim pikërisht me këta të fundit.

Nëse aspironi të bëheni shkrimtar, profesionalisht apo thjesht të pasionuar, lexoni këshillat e mëposhtme.

“Nëse do të prisja për përsosmërinë, nuk do të kisha shkruar kurrë një fjalë”, – Margaret Atwood.

“Nuk ka agoni më të madhe se mbajtja përbrenda e një historie të pathënë”, —Maya Angelou.

“Unë shkruaj që të kuptoj çfarë mendoj, çfarë shoh, çfarë dua dhe nga çfarë frikësohem”, —Joan Didion.

“Ne shkruajmë që ta shijojmë jetën dy herë: në moment dhe në retrospektivë”, –Anaïs Nin.

“Çdo gjë është subjekt për t’u shkruar, nëse ke guximin dhe imagjinatën për ta bërë. Armiku më i madh i kreativitetit është dyshimi në vete”, – Sylvia Plath.

“Kur shkruaj e di se po bëj atë gjë për të cilën kam lindur “, – Anne Sexton.

“Lexo! Lexo gjithçka, libra idiotë, klasikë, të mirë e të dobët. Kupto si janë shkruar. Lexo. Përthith ato që lexon. Pastaj shkruaj. Do ta kuptosh nëse është diçka e mirë. Nëse jo, flake nga dritarja”, – William Faulkner.

Përgatiti: E. Qose