skip to Main Content

10 fakte interesante mbi shkrimtaren e njohur për fëmijë Enid Blyton

Enid Blyton lindi në East Dulwich, Londër, në vitin 1897.

Nuk planifikonte asnjëherë se çfarë shkruante, thjesht linte imagjinatën të lirë.

Blyton ndiqte një rutinë kur shkruante: 10 mijë fjalë në ditë.

Ndonjëherë për librat e saj përdorte pseudonimin Mary Pollock.

Gjatë gjithë jetës shkroi mbi 600 libra për fëmijë, të shitura në miliona kopje.

Librat e Blyton janë përkthyer në 90 gjuhë të ndryshme, duke e bërë ndër shkrimtaret më të përkthyera në botë, pas vetëm Agata Kristit, Zhyl Vernit dhe Shekspirit.

Për thuajse 3 dekada, rrjeti gjigant BBC nuk i përfshiu librat e saj në emisionet e veta me argumentin se ishin të dobëta dhe se shpesh gjuha e përdorur në ta kishte elemente raciste.

Në vitin 2009, jeta e shkrimtares u bë film me titullin “Enid” dhe me Helena Bonham Carter në rolin kryesor.

Elona Qose