skip to Main Content

Ajnshtajni racist?

Nga racizmi – sëmundje e njerëzve të bardhë te aziatikët të ndyrë e të trashë…

Ditarët që Ajnshtajnni mbante gjatë udhëtimeve të tij, të publikuar së fundmi, zbulojnë një anë të shkencëtarit që nuk njihej deri tani. Ndërsa lexon shënimet e tij kupton qartë se Ajnshtajni kishte pikëpamje raciste.

Një zbulim paksa tronditës, kur mendon se bëhet fjalë për të njëjtin njeri që prej vitit 1930 denonconte fort racizmin si një sëmundje të njerëzve të bardhë. Madje, një herë u shpreh se si hebre e kuptonte mirë ndjenjën e diskriminimit që përjetonin kryesisht njerëzit me ngjyrë.

Por duket se Ajnshtajni nuk ka pasur të njëjtën simpati ndaj aziatikëve. Në ditarin ku përcjell përvojat e tij të udhëtimeve në Azi dhe Lindjen e Mesme në fund të 1922-shit dhe fillim të 1923-n, Ajnshtajni i quan kinezët të zellshëm, të trashë dhe  të ndyrë.

Në veçanti për kinezët shkencëtari ka bërë komentet më negative.

Ai i përshkruan fëmijët kinezë si “të pandreqshëm dhe të trashë”, duke shtuar se do të ishte për të ardhur keq nëse kinezët do të zëvendësonin racat e tjera.

Fizikani e quan Kinën komb të çuditshëm duke pretenduar se ekziston një ndryshim shumë i vogël midis burrave dhe grave kineze.

Sigurisht, këta ditarë ishin privatë dhe mbase kur i shkroi Ajnshtajni nuk mendonte se do t’i lexonte gjithë bota gati 100 vjet më pas. Do të kishte bërë mirë që, disa vite më vonë, kur ndryshoi qëndrim dhe madje i bëri publike pikëpamjet anti racizmit, t’i kishte djegur këta ditarë.

E. Qose