skip to Main Content

Çarls Dikens – librat që duhet t’i lexoni

 

Rreth viteve 1830, Dikens nisi të shkruante krijimet e para. Në vitin 1836 pati dhe suksesin e parë si shkrimtar. Nga pena e tij kanë dalë personazhe të paharrueshme, nga Oliver Tuist te David Koperfildi.

Nëse librat e Dikensit i njihni vetëm si tituj, është koha ta ndryshoni këtë, të paktën duke njohur tre nga veprat më përfaqësuese të tij.

 

Oliver Tuisti

Romani i dytë i Dikensit në qendër ka një jetim pa mbrojtje, që tërhiqet në një botë krimi. Është e vështirë të gjesh në letërsi një personazh të dytë si Oliver Tuist.

 

David Koperfildi

I botuar në pjesë në vitet 1949-1950, “David Koperfild” cilësohet si kryevepra e shkrimtarit anglez dhe një kryevepër e letërsisë botërore, që shumë e konsiderojnë si një gjysmë autobiografi.

 

Shpresa të mëdha

Pasuria misterioze që fati i cakton bonjakut Pip, hedhja poshtë me mendjemadhësi e miqve të vjetër, brengat dhe vuajtjet që shënojnë udhën e ekzistencës së tij drejt pjekurisë së vetëdijshme, përbëjnë themelin e një rrëfimi ku ndjenja e fajit dhe e dhunës themelohen me shenja groteske, në sajë të të cilave komedia merr ngjyrime therëse dhe mizore.

Shkruar në vitin 1861, ky libër është thuajse në ntë njëjtin nivel me kryeveprën e tij, “David Koperfild”, e shkruar 10 vite përpara.

E. Qose