skip to Main Content

Dimri ecën, vera fluturon… aforizma për stinën e verës

Vera është stina ime e preferuar. Pavarësisht vapës e smogut, vera për mua është e bukur sepse ka dritë, ka diell, ka pozitivitet.

Për t’jua bërë më të bukur këtë ditë vere, sot kam mbledhur disa nga frazat e shkrimtarëve të njohur për këtë stinë.

 

Verat fluturojnë gjithnjë, dimrat ecin.

(Charlie Brown)

 

Në thellësinë e dimrit mësova se brenda meje fshihet vera.

(Albert Kamy)

 

Për njerëzit nuk ka rëndësi nëse është verë apo dimër kur janë të lumtur.

(Anton Çehov)

Vera është gjithnjë e jashtëzakonshme, si e nxehtë apo e freskët, e thatë apo e lagësht.

(Gustav Flober)

 

Vera që ia mbath është një mik që niset.

(Viktor Hygo)

 

Vera mund të karakterizohet nga mizat e mushkonjat, por edhe për trëndafilat dhe netët plot yje.

(Marcel Prust)

 

Verat e shkurtra shpesh janë pranvera të parakohshme.

(Uilliam Shekspir)

 

Proverbat duhet të rishkruhen. Janë shkruar në dimër dhe tani është verë.

(Oskar Uajld)

 

Vera është ai momenti kur bën shumë vapë për të bërë ato gjëra për të cilat në dimër bënte shumë ftohtë.

(Mark Tuein)