skip to Main Content

Fundi

Kur prekim fundin në mendje na vjen vetëm një pyetje: Pse mua?
Kur prekim fundin, dhimbja  merr me vete gjithçka që gjen përpara, njëlloj siç merr cikloni atë që i  pëlqen të marrë dhe krejt papritur shndërrohesh në pluhur.
Kur ne prekim fundin nuk mendojmë asgjë përveç faktit se nuk ndjen më në jemi brenda trupit tonë.
Kur prek fundin humbet ekuilibrin dhe qesh aty ku s’duhet, bërtet aty ku nuk dëgjohesh, qan mes mijëra njerëzve dhe ata nuk të shohin. Kur prek fundin dikujt mund t’i duket vetëm fillimi!
Kur prek fundin, edhe atij që të urren  i ngjall mëshirë… e për ata që për ty vdesin në një mënyrë a në një tjetër vdesin bashkë me ty.

E.Xh.