skip to Main Content

Kur Sir Arthur Dojl luante dedektivin

 

Sir Arthur Dojl, krijuesi i dedektivit më të famshëm në histori, Sherlok Holmsit, nuk ishte vetëm shkrimtar. Mesa duket, i frymëzuar nga historitë që shkruante vetë, u nxit edhe për zgjidhjen e disa çështjeve kriminale. Është plotësisht e vërtetë.

Sherlok Holmsi është padyshim një nga personazhet më popullore në letërsi. Edhe sot e kësaj dite, në postën qendrore britanike shkojnë letra drejtuar personazhit fiktiv, ku kërkohet ndihmë për çështje të ndryshme.

Por në fillim të 1900-s, një letër i tillë i shkroi krijuesit të Holmsit.

Duket se Sir Arthur Dojl kishte edhe vetë disa aftësi që ia kishte atribuuar personazhit që krijoi. Dojl vuri re disa paqartësi dhe kundërshti në çështjet e mbyllura ndaj 2 burrave, të cilët ai besonte se ishte akuzuar padrejtësisht. Dojl i hetoi të dyja çështjet, arriti t’i zgjidhte të dyja, pagoi për shpenzimet e gjyqit për secilën dhe arriti t’i nxirrte të dy burrat nga burgu. Jo vetëm kaq, ngjarjet bënë kaq shumë jehonë, sa ndikuan në çeljen e një Gjykate Apeli.

 Elona Qose