skip to Main Content

Kura për pikëllimin

Shkrimtari Leo Buscaglia një herë ishte ftuar në një shkollë për të zgjedhur, mes qindra fëmijëve, atë më të ndjeshmin, më të dashurin, që kujdesej më shumë për të tjerët.

Fitues doli një djalë i vogël, fqinji i moshuar i të cilit sapo kishte mbetur i ve.

Një ditë, kur e kishte parë fqinjin plak ulur në kopshtin e tij duke qarë, djali i vogël kapërceu gardhin, shkoi te burri, iu ul në prehër dhe ndenji ashtu për një copë herë.

Kur u kthye në shtëpi, e ëma e pyeti se çfarë i kishte thënë burrit të ngratë.

– Asgjë, – u përgjigj djali. Ai sapo humbi bashkëshorten, kjo e ka lënduar shumë. Unë shkova vetëm që ta ndihmoja të qante.

E.Qose