skip to Main Content

Lexime vere! Libra për t’ju shoqëruar në plazh

Vera erdhi e bashkë me të edhe sezoni i pushimeve. Nëse nuk keni ende një listë librash për të lexuar tani është koha e duhur për ta bërë. Lexime të lehta romantike, rrëfime të errëta familjare, histori të këndshme të rinjsh, ngjarje të mistershme… të gjitha i gjeni në zgjedhjet që ofrojmë ne për ju.

 

Vrasësi i verbër – Margaret Atwood

“Vrasësi i verbër” është historia e jashtëzakonshme e motrave Çejs dhe sekreteve të tyre.
Romani fillon me vdekjen e mistershme, ndoshta vetëvrasjen, e një gruaje të re, Laura Çejs, në vitin 1945. Pas më se pesëdhjetë vjetësh, Irisi, motra që mbijetoi, kujton vdekjen misterioze të saj, fëmijërinë dhe dramat e njëpasnjëshme që kanë populluar historinë e familjes së tyre të pasur e të veçantë. Të gërshetuara me këto kujtime, të cilat Irisi vendos t’i shkruajë, gjenden kapitujt e romanit të Laurës, “Vrasësi i verbër”, i cili u botua pas vdekjes së saj dhe, njëherësh skandalizoi botën, por e bëri edhe atë të famshme. Në këtë roman, dy dashnorë të fshehtë zbavitin njëri-tjetrin me historinë e një vrasësi të verbër në një planet të largët. Këto rrëfime brenda rrëfimit, me shtresa të shumta, hap pas hapi, hedhin dritë mbi sekretet që i janë fanitur shpesh familjes Çejs. Në mbyllje të romanit, ato do të bëhen bashkë në një fund befasues e të shkëlqyer.

 

Nën ujë – Paula Hawkins

Një nënë beqare gjendet e vdekur në fund të lumit që rrjedh përmes qytezës. Më herët, gjatë po asaj vere, një vajzë e brishtë adoleshente pësoi të njëjtin fat. Ato nuk ishin gratë e para që humbën jetën në ujërat e errëta, por vdekja e tyre e trazoi lumin dhe historinë e tij, duke nxjerrë në dritë sekretet e fshehura prej kohësh.

Një vajzë pesëmbëdhjetëvjeçare mbetet jetime. Pa prindër dhe pa miq, e sheh veten nën kujdestarinë e tezes, një grua e panjohur që u kthye në vendlindjen e saj për shkak të tragjedisë, në një vend ku ishte betuar se nuk do të shkelte më kurrë.

 

Marsiani – Andy Weir

Astronauti Mark Uatni u bë një nga njerëzit e parë që u ul në Mars. Tani, ai është i sigurt se do të jetë njeriu i parë që do të vdesë atje. Pas një stuhie të fuqishme rëre, që e detyron ekuipazhin të largohet nga planeti, me idenë se kolegu i tyre ka vdekur, Marku e gjen veten të izoluar në Mars dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u lidhur me Tokën që të njoftojë se është gjallë.

 

Dashuritë e një jete – Sveva C. Modignani

Një mëngjes vere, në kishën milaneze të San Markos, dikush sulmon e godet rëndë në kokë një grua të re e të bukur, ndërsa ajo lutej. Pas shtrimit në spital dhe operacionit, në zgjim, gruaja nuk kujton asgjë nga e kaluara e saj. Dhe kështu detyrohet të fillojë një proces të vështirë për të rifituar identitetin e saj. Pak nga pak, nga errësira e harresës, nisin e lulëzojnë copëza kujtimesh e mes vështirësive, ajo nis të rikompozojë historinë e jetës së saj dhe të familjes së vet…

Shko, vër një roje – Harper Le

E njohur për “Të vrashësh zogun përqeshës”, libri i dytë i Haper Le u prit me jeonë të madhe.

Shko, vër një roje” është një libër që të mahnit për kohën kur u shkrua  një libër shumë i rëndësishëm, mbase romani më i rëndësishëm mbi problemin e racës në Amerikë.

 

Binjakja e heshtur – S. K. Tremayne

Kur njëra nga vajzat e tyre binjake identike, Lidia, vdes në një aksident, Engusi dhe Sara Murkrofi shpërngulen në një ishull të braktisur të Skocisë, me shpresën se do të mund të rindërtojnë jetën e tyre të shkatërruar.

Por, kur fëmija që jeton, Kristi, mëton se ata kishin ngatërruar identitetin e saj – që, në fakt, ajo është Lidia – bota e tyre bëhet copash. Ata e dinë se njëra prej vajzave ka vdekur. Por, a mund të jenë të sigurt se cila prej tyre?

Një roman hipnotizues i paharrueshëm. Një histori ku asgjë nuk është siç duket dhe ku gjithçka që na jep siguri në jetë, mund të thyhet si një pasqyrë e brishtë.

 

 Arti i brishtë i not giving a f.ck – Mark Manson

ë këtë guidë për zhvillimin personal, një bloger shumë i njohur na tregon se çelësi për të qenë më të lumtur, është të mos përpiqemi të jemi gjithë kohën “pozitivë”, por të përmirësohemi në përballimin e vështirësive. Prandaj ky libër përcjell mesazhin e fort: “Ik, pirdhu pozivitet!”