skip to Main Content

Libra në skulptura rëre

E mbani mend, kur ishim të vegjël të gjithë bënim kala në breg të detit? Ishte një nga gjërat më argëtuese në plazh: ndaheshim në grupe dhe konkurronim për kalanë më të lartë dhe më të bukur.

Pamjet që po postojmë sot janë realizuar nga artistë në kuptimin e plotë të fjalës, kështu që nuk po ju nxisim ta provoni, thjesht shijojini duke i parë.

Librat dhe uji me të vërtetë nuk shkojnë mirë bashkë, mjafton të hidhni një sy në bibliotekën kombëtare këto ditë për ta kuptuar, por kjo nuk do të thotë se nuk ka mënyra për ta shprehur dashurinë për letërsinë me rërë dhe ujë. Kënaqni syrin me këto skulptura prej rëre.

Liza në botën e çudirave – Ljuis Karrol

Çarli dhe fabrika e çokollatave – Roald Dahl

Seria e Harri Poter – J. K. Rowling

Anxhelina balerina – Katharine Holabird

Luani dhe shtriga –  C. S. Lewis

Pipi çorapegjata – Astrid Lindgren

Web-i i Sharlotës – E. B. White