skip to Main Content

Libri “Hobbit” jetësohet në Çeki

Çdo vit në Çeki, një grup të pasionuarish pas lojërave në natyrë përjetojnë “Luftën e pesë ushtrive”, një ndër ngjarjet e Ardas, universi imagjinar i krijuar nga shkrimtari anglez J.R.R. Tolkien, për librin “Hobbit”.

Gogolë, kukudhë, njerëz-ujq dhe xhuxhë që formojnë pesë ushtritë përballen me forcat e të keqes në pyllin pranë qytetit Doksy. Çdo vit, fitorja nuk dihet nga do të anojë. E keqja ka fituar për 7 vjet rresht.

Beteja e merr emrin pikërisht nga ushtritë që marrin pjesë; të njerëzve, kukudhëve, xhuxhëve, gogolëve dhe njerëzve-ujqër. Eventi “B5A” zhvillohet çdo vit prej 2000-it.