Për t’u mbajtur mend… copëza nga “Lufta dhe paqja”
Lufta dhe paqja është një nga librat më të dashur dhe gjerësisht i konsideruar si kryevepra e shkrimtarit rus, Lev Tostoi. Romani përshkruan efektet e luftës në popullsinë ruse të shekullit XIX. Perspektiva historike e Tolstoit, personazhet e paharrueshme dhe gjuha e fuqishme e kanë bërë këtë libër një nga veprat më të rëndësishme letrare.
“Ne dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Ky është niveli më i lartë i dijes njerëzore”.
“Pikëllimi i thellë është po aq i pamundur sa lumturia e madhe”.
“Dy janë luftëtarët më të fortë: koha dhe durimi”.
“Për shkak të vetëbesimit me të cilin foli, askush nuk e kuptoi nëse ajo që tha ishte shumë e zgjuar apo budallallëk i madh”.
“Nëse të gjithë do të luftonin për atë që besojnë vërtet, nuk do të kishte më luftëra”.
Për sa kohë i trembet vdekjes, njeriu nuk mund të zotërojë asgjë. Nëse nuk do të ekzistonte dhimbja, njeriu nuk do të njihte limite, nuk do të njihte vetveten”.