skip to Main Content

Përvjetore letrare: Federiko Garsia Lorka

Federiko Garsia Lorka lindi më 5 qershor 1898 në një fshat në Spanjë. Poet e dramaturg i njohur, Lorka vdiq shumë i ri, në ditët e para të luftës civile, besohet i pushkatuar nga forcat nacionaliste.

Në përkujtim të ditës së tij të lindjes, ja disa nga frazat më të bukura të poetit spanjoll.

 

“Ndjenja më e tmerrshme nga të gjitha është ndjesia e humbjes së shpresës”.

 “Çdo udhëtari, kur shkon nëpër qytete të mëdha, i tërheqin vëmendjen dy elemente:  arkitektura e jashtëzakonshme dhe ritmi i lartë i jetesës. Me pak fjalë: gjeometria dhe ankthi”.

 “E kam humbur shpesh veten… në mënyrë që të gjej atë flakën që më mban shpirtin ndezur”.

 “Në thelb të çdo vepre të njohur arti është një melankoli e thellë”.

 “Meqë nuk u shqetësova për lindjen, nuk kam pse të shqetësohem për vdekjen”.