skip to Main Content

Përvjetore letrare: Jose Saramago

Bota sot kujton shkrimtarin portugez Jose Saramago (16 nëntor 1922 – 18 qershor 2010), fitues i çmimit Nobel në Letërsi në vitin 1998.

Shkrimtar, gazetar, poet, kritik letrar, portugezi është një nga autorët më të respektuar të kohës moderne.

 

“Shpesh njerëzit janë të verbër… apo bëjnë sikur?”

“Burrat janë të gjithë njësoj. Mendojnë se meqë kanë dalë nga barku i një gruaje dinë gjithçka për gratë”.

“Ka çaste në të cilat rri në heshtje dhe dëgjoj veten time. Këto janë çastet kur fabrikoj mendimet e mia më të vërteta”.

“Nëse jam i sinqertë sot, pse është e rëndësishme nëse pendohem nesër?”

“E vështirë nuk është të jetosh me të tjerët, por t’i kuptosh ata”.  

“Më fal që çfarë nuk vlen dy qindarka për ty, është gjithçka për mua”.