Shkrimtarë dhe sportistë – autorët që i donin sportet
Albert Kamy – futboll
Albert Kamy ka luajtur futboll në mënyrë të rregullt deri sa u diagnostikua me tuberkuloz, sëmundje që e detyroi të hiqte dorë nga sporti.
Vladimir Nabokov – futboll, tenis, boks
Vladimir Nabokov mësoi tenis dhe boks, por futbollin e quante dashurinë më të madhe të jetës së tij.
“Nga të gjitha sportet që kam ndjekur, futbolli ishte si fllad i lehtë në një periudhë të trishtë. Isha i çmendur për rolin e portierit”, – ka shkruar ai Nabokov në biografinë e tij.
Lord Bajroni – not
Pavarësisht se çalonte për shkak të një defekti në këmbë, Bajroni i donte shumë sportet. Veçanërisht notin, mbase sepse kufizimi i tij fizik ishte më pak i dukshëm në ujë.
Virxhinia Ulf – kriket
Në kujtimet e tij, babai i shkrimtares shkruante se fëmijët e tij pëlqenin të luanin kriket çdo ditë.
J.R.R. Tolkien – tenis
Nëse nuk do të ishte dëmtuar duke luajtur tenis, sot mbase nuk do të kishim “Zotin e unazës”.
Vetëm pas dëmtimit që nuk e lejoi të merrej aktivisht me pasionin e tij, Tolkien e la të lirë fantazinë, që e bëri të njohur në të gjithë botën.
Jack Kerouac – futboll amerikan
Pjesë e ekipit të shkollës së mesme në Masaçusets, Kerouac shkoi në universitetin e Kolumbias për t’u bërë sportist profesionist. Sipas “The New York Times”, Kerouac ishte një mbrojtës i shpejtë dhe e tepër i zoti. Pasi theu këmbën, zbuloi kërkimin nëpër raftet e librave. Nuk e ktheu më kokën pas.
Përgatiti: Elona Qose