skip to Main Content

Shkrimtarë të kthyer në gazetarë sportivë… të paktën një herë

Shkrimtarët shpesh janë edhe publicistë e gazetarë. Ka raste të shumta të shkrimtarëve që shkruanin në shtypin e kohës për të nxjerrë shpenzimet e jetesës. Por ndërsa shumica mbulonin ngjarje socio-politike, nuk kanë munguar rastet kur shkrimtarë të njohur kanë mbuluar ngjarje të rëndësishme sportive, madje për mediat më në zë.

Meqenëse pak dihet, pasi më së shumti kanë qenë eksperienca të veçanta, për kuriozitetin tuaj ne po sjellim disa nga ngjarjet sportive për të cilat kanë shkruar shkrimtarë të njohur.

WILLIAM FAULKNER

Shkrimtari i njohur në fakt ka qenë dy herë në rolin e gazetarit sportiv. Fituesi i çmimit Nobel mbuloi një ndeshje hokej dhe më pas, në vitin, 1955 bëri një shkrim të gjatë në “Sport Illustrated” për kampionatin e garave me kuaj.

ROBERT FROST

Poeti i madh amerikan provoi edhe sportin, kur në vitin 1956 mbuloi finalen e basketbollit amerikan.

BILL RUSSELL

Bill Rusell shkroi një editorial të gjatë për Muhamed Ali në vitin 1967, por jo për arritjet e legjendës së boksit. Në fakt, Rusell shkroi mbi vendimin e boksierit kampion bote për të mos shkuar në luftë në Vietnam.

JOHN STEINBECK

8 vjet para se të fitonte çmimin Nobel në Letërsi, Steinbeck shkroi një editorial ku krahasonte amerikanët, anglezët dhe francezët nga mënyra se si peshkonin.

JACK KEROUAC

Kerouac ishte futbollist para se të bëhej shkrimtar. Pas një dëmtimi që e detyroi të hiqte dorë nga futbolli, Kerouac, tashmë shkrimtar, e shkroi vetë portretin e jetës së tij si sportist në vitin 1968 për “Sports Illustrated”.

KURT VONNEGUT

Në fakt, shkrimtari i librit “Thertorja 5” jo vetëm që nuk ia doli të bëhej gazetar, por as ia arriti të përfundonte një shkrim. Bashkëpunimi i Vonnegut me median sportive ishte tepër i shkurtër. Detyra e tij ishte të shkuante mbi një garë kuajsh me pengesa. Pas disa ditë frustrimi, Vonnegut e la zyrën përfundimisht, duke lënë pas vetëm një shënim: “Ai dreq kali e kapërceu pengesën e m…”.

Përgatiti: Elona Qose