Çarls Bukovski për dashurinë, urrejtjen dhe gjithçka në mes
Henri Çarls Bukovski është një nga ata shkrimtarë që quhen të pakohë. Më krijimtarinë e tij, që kombinon nga pak të gjitha, të mirat dhe të këqijat e kësaj bote, është normale që të gjithë të tërhiqen dhe lidhen me shkrimet e tij në momente të caktuara.
Shkrimet e tij janë frymëzuar nga mjedisi social-kulturor-ekonomik i vendit të tij, Los Anxhelos. Në veprat e tij gjejnë vend amerikanët e varfër, të alkoolizuarit, prostitutat,…
Bukovski shkroi qindra poezi dhe tregime të shkurtra si dhe gjashtë romane.
Sot kemi përmbledhur disa nga përkufizimit e tij për … gjithçka.
Problemi me botën është se njerëzit inteligjentë janë plot dyshime, ndërsa budallenjtë janë plot vetëbesim.
Disa njerëz nuk bëjnë kurrë çmenduri. Çfarë jetë të tmerrshme duhet të jetojnë!
Unë nuk i urrej njerëzit. Thjesht ndihem më mirë kur nuk i kam rrotull.
Një intelektual thotë një gjë të thjeshtë me fjalë të mëdha. Një artist e thotë thjesht një gjë të vështirë.
Gjej çfarë do dhe lëre të të vrasë.
Sigurisht, është e mundur të duash një qenie njerëzore… nëse nuk e njeh mirë.