skip to Main Content

Disa kuriozitete që jo të gjithë i dinë rreth Harry Potter

Janë të shumtë ata që kanë lexuar librat apo kanë parë filmat e Harry Potter. Por jo gjithçka dihet rreth magjistarit më të famshëm të ekranit. P.sh., e dinit se numri që Arthur Weasley formon në kabinën telefonike, që do ta çojë së bashku me Harry-n në Ministrinë e Magjisë, përmban një mesazh? Po që McGranitt ishte një lojtare e Quidditch? Faqja “BuzzFeed.com” ka listuar disa kuriozitete mbi botën e Harry Potter.

Kur vdes Voldemorti, gjatë betejës së Hogwats, ishte 71 vjeç. Tome Riddle (emri i vërtetë i Voldemort) kishte lindur më 31 dhjetor 1926.

Numri që Arthur Weasley formon në kabinën telefonike, që do ta çojë së bashku me Harry-n në Ministrinë e Magjisë, është 6-2-4-4-2. Shkronjat që i korrespondojnë formojnë një fjalë, magji.

Personazhi i profesorit Snape është frymëzuar, në pjesën më të madhe, nga një profesor kimie i vetë autores Rowling.

Emrat e fëmijëve të Harry-t janë vënë për nder të disa personazheve të historisë, James Sirus, Albus Severus e Lily Luna.

Në një recesion për “Entertainment Weekly”, lidhur me “Harry Potter and the Order of the Phoenix”, Stephen King e konsideroi profesoreshën Umbridge personazhin negativ më të mirë imagjinar, që nga koha e Hannibal Lecter.

Harry dhe autorja e librit, J.K. Rowling, e festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë, më 31 korrik.

Rowling e krijoi personazhin e Hermiones pak a shumë rreth vetes së saj. Pikërisht për këtë, i dha si Patronus kafshën e saj të preferuar, një vidër.

J.K. Rowling përdori depresionin e kaluar pas vdekjes së të ëmës si model për të krijuar shpirtrat e errët dhe ndjesinë që shkaktojnë.

Përpara se të interpretonte Draco Malfoy, Tom Felton lexoi edhe pjesët e Harryt dhe Ronit.

Gjatë xhirimeve të “Harry Potter and the Prisoner of Azkaban”, xhepat e mantelit të Tom Felton u qepën, sepse aktori fuste gjithnjë ushqim në sheshxhirim.

Gjatë skenës së puthjes mes Harry-t dhe Hermione, Rupert Grint (Ron) u largua nga sheshxhirimi, sepse nuk pushonte së qeshuri.

Në varrezat “Greyfriars Kirk”, në Edimburg, janë tre varre me emrat Thomas Riddle, William McGonagall dhe Elizabeth Moodie. Thuhet se J.K. Rowling është frymëzuar prej tyre për t’u dhënë emrat personazheve të saj.

J.K. Rowling ka refuzuar një kërkesë nga Michael Jackson për të realizuar një muzikal për Harry Potter.

Profesor Silente ka një shenjë në gjurin e majtë dhe ajo ka formën e hartës së metrosë së Londrës.

J.K. Rowling kishte vendosur që fjala përmbyllëse e sagës të ishte “vragë”, me kohën ndryshoi mendim për ta bërë më të lumtur, “Gjithçka shkonte mirë”.