skip to Main Content

Disa shprehje mbi shiun, për t’ju ndihmuar të përballoni ditën

Vera sivjet duket sikur nuk e ka mbledhur mendjen… ose e ka mbledhur: nuk ka sezon të mirë plazhi se të paktën një ditë do të kemi shi. Më vjen keq për ata që u gënjyen nga rrezet e mëngjesit dhe u larguan për në bregdet. Dhe meqë shiu nuk paska ndërmend të ndalet gjatë gjithë sezonit të nxehtë, më ra ndërmend të gjeja nëpër libra disa nga shprehjet më interesante për të.

Ditë të mbarë dhe çandrën me vete!

 

“Mos u zemëroni me shiun. Bie në tokë sepse nuk di të shkojë për lart”.

—Vladimir Nabokov

“Ditët me shi duhet të kalohen në shtëpi, me një filxhan çaj dhe një libër të mirë”.

—Bill Watterson

 

“Të qullesh deri në kockë kur je vetëm është ftohtësi. Të dalësh në shi me mikun e ngushtë është aventurë”.

—Emily Wing

“Thuhet se shiu shkakton rrëmujë… në fakt kujdesen njerëzit për këtë”

—Barbara Delinsky

“Natën ëndërroj sikur ne të dy jemi bimë të rritura bashkë, rrënjëngatërruar, dhe sikur ti e njeh tokën dhe shiun sikur gojën time, sepse jemi lindur nga toka dhe shiu”.

—Pablo Neruda