skip to Main Content

“Edhe kur  dialogu ma imponon përdorimin e retiçencës, përpiqem ta shmang”

Elena Ferrante për The Guardian

Ndalova së përdoruri trepikëshin në shkrimet e mia, atëherë kur u binda se asnjë bisedë apo ligjëratë nuk duhet të ndërpritet.

Disa veti të para me vëmendje te trepikëshi. Është i kënaqshëm dhe shumicën e rasteve e kryen detyrën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme. Janë si ato gurët që dalin mbi sipërfaqen e ujit, dhe janë një kënaqesi e rrezikshme për tu hedhur mbi to kur do ta kalosh lumin pa u lagur. Sot, sidomos nëpër email-e ose mesazhe, trepikëshi ka marrë një fuqi të madhe shprehëse dhe sygjerimi, prandaj ne, para se të nisim një “diskutim prapa ekranit”, shpërndajmë grushta plot me trepikësha. Madje, tre pikat klasike duket se nuk mjaftojnë më, përdorim katër, pesë, ose edhe gjashtë. “Jam këtu…jam në ankth….pyes veten se ku je…..po mendoj për ty……do doja të të shihja sërish…….”

Ato janë  komunikuese dhe tregojnë shumë gjëra: ankth, siklet, ndrojtje, mungesë oratorie, pasiguri për të thënë apo për të mos e thënë diçka që na erdhi në mendje në momentin kur u bëmë gati ta  ekzagjeronim dhe pastaj ndërruam mendje, ose kur thjesht kemi nevojë për një pauzë.

Dikur i përdorja ato lirisht; tani nuk i përdor fare. E megjithatë unë prap i pëlqej kur i shoh. Në shkrimet e të tjerëve ato nuk më bezdisin, edhe nëse në vend të tri pikave numëroj 10 pika me radhë. Por në një moment të caktuar, sytë e mi filluan të fluturojnë mbi ato pika, duke u zhvendosur për të kapur fjalët sa më shpejt që të ishte e mundur, Dhe në shkrimet e mia fillova të ndieja se ishin tepër flirtuse.

Unë ndalova së përdoruri retiçencën përfundimisht kur, si rezultat i përvojës personale, u binda se asnjë diskutim, i sapo-filluar, nuk duhet të pezullohet. Unë jam duke folur për komunikimin me gojë: nëse merrni përgjegjësinë e fillimit të një fjalie, duhet ta çoni atë në fund – edhe nëse po ju bërtasin, edhe nëse jeni duke u fyer dhe u penduat që filluat të flisnit, dhe belbëzoni, humbisni besimin dhe fjalët e duhura.

Vendimi im nuk kishte të bënte me të shkruarin, dhe ndoshta as me trepikëshin; ai kishte të bënte me vetë idenë e pezullimit. Ndonjëherë ne rrimë në heshtje për të mos prishur paqen, nganjëherë, nisur nga interesa vetjake, rrimë sepse e dimë që po të flasim do të shkatërrojmë gjithçka. Por shumicën e rasteve, ne rrimë të heshtur  nga frika, nga bashkëfajësia. Heshtja mund të kritikohet, por ajo ka virtytin e të qenit një njeri i qartë me veten. Ama, kur vendosim ta thyejmë, duke folur, duhet ta dimë mirë se atëherë nuk ka kthim pas dhe se duhet t’i shkojmë deri në fund pa  rrëshqitur, pa ndihmën hileqare të retiçencës.

Prirja  e vjetër për zhdukjen e saj ka ndryshuar gjatë viteve dhe është kthyer në një urrejtje ndaj paralajmërimit, ndaj sinjalit të fshehtë. Nëse duhet të flasësh, atëherë fol, i them vetes dhe  i shkoj qëllimit deri në fund. Edhe kur dialogu ma imponon vendosjen e retiçencës- në romane, më dalin nga kontrolli – prandaj bëj gjithçka për ta shmangur atë.

Nëse nuk mundem, preferoj t’i zvogëloj ato nga tre në një, më mirë një ndërprerje e papritur – kështu që në vend të “Do të dëshiroja të të shihja përsëri, por …” Më pëlqen më shumë një  “Do të doja të të shihja përsëri por”. Ti do të dënohesh duke paguar çmimin e kësaj ndërpreje, vini re shëmtinë e saj,  korrigjojeni dhe dilni në temë pa u fshehur./Bota.al

Leave a Reply