Historitë me më shumë ndikim në letërsi – “Odiseja” nga Homeri
Shkrimtarë, kritikë dhe akademikë kanë votuar mbi veprat më të rëndësishme dhe me më shumë ndikim në letërsi.
Poema epike e Homerit kryesoi sondazhin e mbajtur nga gjiganti britanik BBC. Sipas shkrimtarëve dhe kritikëve që morën pjesë në sondazh, ka një arsye pse “Odiseja” është vepra më me ndikim në histori: “Sepse është një nga mitet fondamentale të kulturës perëndimore; sepse tregon se ç’do të thotë të jesh hero; sepse ka personazhe femërore të jashtëzakonshme; sepse është plot me heronj, zota, monstra…
Është një rrëfim mbi aventurën dhe kthimin në shtëpi”.
Jo vetëm kaq, historitë e ndryshme brenda ngjarjes kryesore – udhëtimit 10-vjeçar të Odisesë pas luftës së Trojës – ndërsa e shoqja, Penelopa, e pret ndërsa i biri e kërkon – janë ngulitur në ndërgjegjen kulturore të popujve. Elementet njerëzore të këtyre historive rezonojnë edhe sot e kësaj dite dhe lënë shteg për interpretime të pafundme.