Libra fitimprurës
Filmat që bëjnë më shumë para janë ata të mbështetur në filma
Paraja lëviz botën… ose hedh ujin përpjetë… ose mund të shtoni ç’të doni këtu. Kinematografia vitet e fundit ka pësuar goxha rënie, me filma që nga shitja e biletave nuk arrijnë të nxjerrin as paratë e shpenzuara për prodhimin. Megjithatë, ka disa filma që vazhdojnë të fitojnë shumë, po shumë para.
Një studim i fundit nga “Publishers Association” tregon se filmat e mbështetur në libra fitojnë 53 për qind më shumë se filmat me skenarë origjinalë.
Marrëdhënia me librin është reciproke. Ndërsa këta filma fitojnë milina dollarë në mbarë botën, edhe librat në kohën e daljes së filmave respektivë shënojnë një rritje të ndjeshme në shitje.
Nuk mbaron me kaq. Përveç kinemasë, edhe serialet televizive të mbështetur në libra, sidomos kur bëhet fjalë për libra të njohur, kanë shikueshmëri më të madhe se serialet origjinale.
Mjaft të përmendim fenomenin “Gjueti fronesh”.
E. Qose