skip to Main Content

Librat me më shumë ndikim në botë – “1984” nga George Orwell

Kryevepra e George Orwell konsiderohet pothuajse nga të gjithë një nga librat më të mirë në histori; nga ata që, siç thuhet, kanë formësuar botën. Nuk kishte si të mungonte në rezultatet e sondazhit të BBC-së mbi historitë më me ndikim në botën, madje ishte një zgjedhje popullore mes shkrimtarëve. Arsyeja? “Sepse ky libër kap  të vërtetën mbi totalitarizmin dhe historinë njerëzore”.

Romancierja dhe gazetarja amerikane Rebecca Steinitz shprehet se historia e Orwell mbi totalitarizmin, teknologjinë dhe survejimin janë relevante edhe sot e kësaj dite.

Madje, përkufizimi i shkrimtarit mbi tiraninë moderne duket sikur identifikon pikërisht format e tanishme të pushtetit.
Siç thotë editorja e BBC-së, Rebecca Laurence, romani kryesor i shekullit të 20-të bëhet romani kryesor i shekullit të 21-të.

  1. Qose