skip to Main Content

Mbi dashurinë dhe mëkatin – fraza të shkurtra të “Damka e turpit”

Botimi i parë i librit “Damka e turpit” të Nathaniel Hawthorne në vitin 1850 ishte një sukses i vërtetë.

Ende sot mbetet një nga librat më të shitur në Shtetet e Bashkuara dhe një ndër më të rëndësishmit e letërsisë amerikane të shekullit XIX.

 

  • Asnjë njeri nuk mundet, për një kohë të gjatë, të mbajë një fytyrë për vete e një tjetër për botën. Herët a vonë do t’i ngatërrojë dhe nuk do të njohë më fytyrën e tij të vërtetë.

 

  • Le ta mbulojë shenjën sa të dojë, damka e saj do t’i sëmbojë gjithmonë në zemër.

 

  • Një dorë e pastër nuk ka nevojë të mbulohet me dorashkë…

 

  • Ajo nuk e kishte njohur kurrë barrën deri në momentin që ndjeu lirinë.

 

  • Damka ishte pasaporta e saj drejt vendeve ku asnjë grua tjetër nuk kishte guxuar të shkonte. Turpi, vetmia, dëshpërimi ishin mësuesit e saj dhe e kishin bërë më të fortë.