skip to Main Content

Shtëpiza e lëvizshme e Bernard Shaw ndihmon shëndetin

Një artikull i botuar në gazetë në gusht të vitit 1929

Platforma rrotulluese mbi të cilën shkrimtari i njohur anglez George Bernard Shaw ka ndërtuar  shtëpizën ku shkruan është arsyeja e shëndetit të tij të mirë. Në moshën 72-vjeçare, Shaw është në formë të shkëlqyer dhe këtë ia atribuon dritës së diellit. Falë shtëpizës së tij të punës, Shaw shkruan vetëm në dritën natyrore të diellit, duke e rrotulluar shtëpizën manualisht në varësi të drejtimit të rrezeve.

Kjo rutinë e shkrimtarit nuk është aspak e tepruar, pasi ndikon pozitivisht në shëndetin e tij.

Shtëpi të këtij lloji janë ndërtuar edhe më parë. Disa vite më parë, një strukturë e tillë u ngrit në Francë, por ishte goxha luksoze. Ajo ishte me mure prej qelqi dhe ishte e pajisur me një motor i cili bënte të mundur lëvizjen e platformës. Modeli origjinal kushtonte 50 mijë dollar, modeli i z. Shaw kushton më pak se 1 mijë dollarë.