skip to Main Content

Si humbi, ku shkoi?

Edhe sot, edhe dje, dhe …ka ca kohë

E zgjojnë mëngjeset, ëndrrat ja fikin

Mbyllur në sēndukun e vjetër pa gojë

Trembet, ka frikë se i ikin.

 

Në dimër, në verë, në ..ka ca kohë

Veshur plot ngjyra e ngjyrat janë zbehur

Dielli i fshiu gjurmët e borës,

por shpirti sërish i mbet zhveshur.

 

As mal, as det, as….ka ca kohë

As zhytet, as ngjitet as pret.

Buçimë malesh e mbytur dallgësh

Si i humbi vallë, ku i shkoi kjo jetë?

Melaize Gropa