skip to Main Content

Vendet e çuditshme ku janë shkruar disa vepra të njohura

Hidh tryezën, merr një arkivol!

Shumica e njerëzve kur shkruajnë ulen në tryezë ose maksimumi, siç po bëj unë tani, shkruajnë me laptopin në prehër, ulur në divan. Por shkrimtarët nuk janë si shumica e njerëzve. Historitë që lexojmë janë frymëzuar edhe nga mjedisi rrethues. Shumë shkrimtarë të mëdhenj e gjenin frymëzimin ulur në tryezën e tyre të punës, të tjerë jo. Disa nga romanet dhe poezitë që lexojmë me endje sot janë shkruar në vende që nuk do t’ju shkonin në mendje.


Autori: 
George Bernard Shaw

Libri: Pigmaljoni

Vendi: Një kolibe me rrota në kopshtin e tij

Në fakt, Shaw shkroi një pjesë të mirë të veprave të tij pikërisht në këtë vend. Atij i pëlqente të shkruante në dritën e diellit, kështu që ndërtoi këtë vend pune që mund ta manovronte manualisht nga brenda në mënyrë që të ndiqte rrugën e rrezeve të diellit.

 

Autori: Dame Edith Sitwell

Libri: Poezi

Vendi: Arkivol

Poetja dhe kritikja britanike Edith Sitwel (1887-1964) kishte një ritual para se të merrte përpara laps e letër. Ajo shtrihej, jo në shtrat apo kolltuk, por në një arkivol të hapur. Pikërisht në atë kuti të tmerrshme për shumëkënd ajo gjente frymëzim për poezitë e saj. Nuk e di nëse dua të lexoj poezi të kësaj poeteje.

 

Autori: William Faulkner

Libri: Në shtratin e vdekjes

Vendi: TEC

Faulkner 1897-1962), shkrimtar amerikan, fitues i çmimit Nobel në Letërsi, kishte një mendje të jashtëzakonshme, por jo pa të meta. Duke qenë i paaftë të mbante një punë për një kohë të gjatë për shkak të problemeve me alkoolin, Faulkner u detyrua për një kohë të punonte gjatë natës në një impiant energjetik, pasi e kishin detyruar të jepte dorëheqjen nga Universiteti i Misisipit. Pikërisht gjatë turneve të natës në TEC ai shkroi romanin “Në shtratin e vdekjes”. Turnet e natës ia vlejnë ndonjëherë!

 

Autori: Sir Walter Scott

Libri: PoemaMarmion”

Vendi: Mbi kalë

Shkrimtari dhe historiani skocez, Sir Walter Scott, i konsideruar si babai i romanit historik,  e shkroi poemën “Marmion” mbi shpinën e një kali, ndërsa shëtiste kodrat pranë Edinburgut. Vetë Skot ka thënë se e ka shijuar shumë punën me këtë poemë.

Elona Qose