skip to Main Content

A mund të lexohet me shpejtësi mbinjerëzore?

Procesi i leximit ka qenë i njëjtë prej shekujsh: nga e majta në të djathtë, rresht pas rreshti deri në fund të faqes.

Po çfarë do të ndodhte nëse ky rregull ndryshon?

BBC ka bërë një testim mbi shpejtësinë mesatare të leximit.

Teknologjia e përdorur është tejet interesante, sepse është hequr koha që shpenzojmë për lëvizjen e syve gjatë leximit, duke rritur kështu shpejtësinë e leximit.

Kjo teknologji bën të mundur paraqitjen e fjalëve një nga një dhe gjithmonë në të njëjtin vend, që do të thotë se sytë e lexuesve mbeten statikë.

Kërkuesit shpresojnë se kjo teknologji mund jetë e dobishme për përpunimin e informacionit të paraqitur në ekranet më të vegjël, siç janë smartfonët.