Bibliotekat mitike të përshkruara në libra
Të gjithë të pasionuarit pas librave ëndërrojnë të vizitojnë vende të ndryshme të përshkruar në romanet që lexojnë; të gjithë mbi të gjitha do të donin të kalonin ca orë mes rafteve të bibliotekave të njohura që përshkruhen në libra… nëse do të ekzistonin. Ja një listë e bibliotekave më të famshme.
Biblioteka e Babelit e Jorge Luis Borges
Te “Biblioteka e Babelit”, Borges përshkroi një bibliotekë të pakufishme, si një labirint, një univers që përmbante të gjithë librat e mundshëm.
Varreza e librave të humbur e Carlos R. Zafon
Jo të gjithë mund të hyjnë në varrezën e librave të humbur, por kur lexon librin “Hija e erës” së Zafon, a nuk do të donit edhe ju të mund të tërhiqnit një libër, ashtu sikurse Daniel Sempere në Barcelonën e pasluftës?
Biblioteka e Bishës tek “E bukura dhe Bisha”
Kush e ka parë “E bukura dhe Bisha” dhe nuk ka ëndërruar të sorollatet në bibliotekën e mrekullueshme të bishës?
Biblioteka e Çitadelës në “Gjueti fronesh”
Vendi ku ruhet dituria e botës, në bibliotekën e Çitadelës mund të hyjnë vetëm një grusht njerëzish që i përkushtohen marrjes së dijes.
E.Qose