skip to Main Content

Disa sekrete për t’i dedikuar më shumë kohë librit

Për një të pasionuar pas librit, leximi bëhet arsye e vërtetë e jetës, për ta përmbushur në mënyrën më të mirë të mundshme. Ndonjëherë është e lehtë të humbësh mes gjërave të tjera gjatë ditës, duke kushtëzuar kështu kohën dedikuar librit. Ja disa sekrete për të qenë më pranë librave:

 

Vëreni zilen 15 minuta para se kohës së zakonshme dhe përdoreni këtë kohë për të lexuar një poezi.

Hyni në një librari, sidomos nëse nuk e bëni prej kohësh, dhe kërkojini librashitësit t’ju propozojë disa libra.

 

Lexoni një libër që zakonisht nuk pëlqehet nga të tjerët.

Bëhuni vullnetar në faqet apo organizatat që promovojnë leximin.

 

Propozoni një sfidë leximi.

 

Dhuroni disa libra nga libraria personale pa kërkuar asgjë në këmbim.

Lexoni një libër me zë të lartë me dikë që e keni për zemër.

 

Bëni një listë të mënyrave falë të cilave eksperienca e të lexuarit ndërthuret me dashurinë e jetës suaj.

Dëgjoni versionin audio të një libri që nuk e lexoni prej kohësh.

Lexojini librin e preferuar mikut të ngushtë.

Pyesni të afërmit për librat e tyre të preferuar dhe lexojini bashkë me ta.

 

Lexoni edhe kur jeni jashtë shtëpisë.

 

Luani me historitë e librave. Imagjinoni se si mund të vihet në skenë apo se si do të ishte realizimi i tij në kinematografi.

 

Rilexoni librin që nuk e keni pasur edhe aq qejf kur ishit në gjimnaz.

 

Lexoni një libër nga një autor i një vendi që nuk e keni menduar kurrë se mund ta vizitoni.

Ndiqni një program online për librat.

 

Lexojeni deri në fund librin edhe nëse nuk ju pëlqen. Gjithsesi, ju angazhon në lexim.

Bisedoni për librat me dikë me të cilin nuk keni folur më parë.

E. Qose