skip to Main Content

Fraza interesante të shkëputura nga librat

Sa gjëra mund të marrim prej librave? Eksperiencë, momente, kulturë, relaks… fraza. Librat mund të jenë në gjendje të na ndryshojnë jetën, sigurisht për mirë. Më poshtë janë disa fraza, të konsideruara ndër më të bukurat të marra nga librat.

Sa prej jush kanë zakonin që të shkruajnë frazat më të bukura që lexojnë në libra?

Çdo lexues, kur lexon, lexon vetveten. 

Marcel Proust

 

Asnjë njeri nuk është ishull, çdo libër është një botë. 

Gabrielle Zevin

 

Nuk ka miqësi të formuar më shpejt sesa ajo mes personave që adhurojnë të njëjtët libra. 

Irving Stone

 

Marr në pyetje librat dhe më përgjigjen. Flasin e këndojnë për mua. Disa më sjellin buzëqeshjen në buzë dhe ngushëllimin në zemër. Të tjerë më mësojnë të njoh veten time. 

Francesco Petrarca

 

Është më mirë të rrish vetëm sesa me dikë që nuk ndan të njëjtin pasion për leximin. 

Gabrielle Zevin

 

Ndonjëherë mendoj se parajsa është të lexosh në vazhdimësi, pa fund. 

Virginia Woolf

 

Kush nuk lexon, në moshën 70-vjeçare do të ketë jetuar vetëm një jetë, të vetën. Kush lexon do të ketë jetuar 5000 vjet; qëkur Kaini vrau Abelin, kur Renzo u martua me Luçian, kur Leopardi admironte pafundësinë… sepse leximi është një kthim pas në pafundësi. 

Umberto Eco

 

Një libër i zgjedhur mirë të shpëton nga çdo gjë, madje edhe nga vetja jote. 

Daniel Pennac

 

Ata që më lënë thuajse pa frymë janë librat që kur i mbaron së lexuari dëshiron që autori të ishte miku yt dhe që t’i telefonosh sa herë që ke dëshirë. 

J.D. Salinger

 

Mund të lexosh pa fund dhe është gjëja më e mirë që mund të bësh në rini, më pas avash-avash do të ndihesh i pasur brenda, do të ndjesh që brenda teje formohet një eksperiencë speciale, që është kultura.

Pier Paolo Pasolini

 

Të dish që ke diçka të bukur për të lexuar përpara se të dremitësh është një ndër ndjesitë më të këndshme të jetës.

Vladimir Nabokov

Kam zbuluar se shokët më të mirë të udhëtimit janë librat. Flasin kur ke nevojë, s’pipëtijnë kur nevojitet heshtja. Bëjnë shoqëri pa qenë të bezdisshëm, japin shumë pa kërkuar asgjë.

Tiziano Terzani

 

Librat peshojnë shumë, por gjithsesi ata që ushqehen dhe vishen me to jetojnë mes resh.

Luigi Pirandello