Harroje
Harroje dashurinë, ajo të lëndon.
Ndaloje lotin, ka kohë që pikon.
Shumë larg nga këtu,shtyje ti mërzinë
Mendoje lumturinë, harroje vetminë.
Do shfaqet herët apo vonë
Një njeri që me zemër të do.
Dikush që me shpirt të respekton
Dhe të mirën ta dëshiron.
Po,po patjetër do shfaqet në jetë
Dashuria e vërtetë.
Kurrë vonë s’do të jetë
Gjithmonë kohë do ketë.
Ne për njëri-tjetrin kemi lindur
Për këtë jam e bindur.
Kemi vetëm një KRIJUES
Gjithë do t’i jemi falënderues.
Valëza Fusha