Leximi i librave të bën njeri më të mirë
Shkenca ka hedhur poshtë stereotipet, sipas të cilave njerëzit që lexojnë janë më pak shoqërorë. Me sa duket është e kundërta: leximi të bën person më të mirë.
Është e gabuar të mendosh se kush është i pasionuar pas leximit dhe librave është një person introvert. Sipas një studimi të Universitetit të Bufalos në SHBA, fokusuar tek eksperienca e përhumbjes në një histori që mund të ketë pasoja në jetën sociale, tregoi se aftësia e një lexuesi për t’u përfshirë në një histori thotë shumë për mënyrën e tij të të kuptuarit, interpretuarit dhe madje të qenit empatikë kundrejt personave të tjerë që e rrethojnë.
Të lexosh histori që të përfshijnë zhvillon atë që psikologët e përkufizojnë “sjellje prosociale”, ose të gjitha ato sjellje të personave rreth nesh, p.sh., vullnetarizmi, bashkëpunimi, ndarja dhe respekti në komunitet. Ky studim ka theksuar se si leximi i bën ata që lexojnë të sillen më mirë si ndaj vetes, por dhe ndaj të tjerëve. Por, si ndodh e gjithë kjo? Ndërsa lexohet është sikur të simulohen sjelljet sociale që më pas vihen në praktikë në jetën reale. Është vetë akti i leximit që i bën njerëzit më të mirë. Përveç kësaj, leximi të zgjat jetën dhe redukton ankthin. E thotë shkenca!
E. Qose