Mallkimi i perëndeshës Pele
Folklori botëror
Pele është perëndesha hauajane e zjarrit, dritës, erës dhe vullkanit. Tempulli i saj besohet të jetë në kraterin Halemaumau të vullkanit Kilauea.
Legjenda thotë se perëndesha Pele tërbohet sa herë që njerëzit, kryesisht turistë, marrin nga shtëpia e saj gurë të vegjël vullkanikë. Për turistët ata gurë janë suvenire, për Pelen janë fëmijët e saj. E tërbuar nga sjellja e humanëve, perëndesha Pele lëshoi një mallkim për këdo që e vidhte. Dhe kështu ka lindur mallkimi i Peles: çdo njeri që merr një gur vullkanik nga Hauaji përndiqet nga fati i keq derisa ta kthejë objektin e marrë në vendin e vet.
Shumë vetë e besojnë legjendën, që tregohet me pasion nga vendasit; të tjerë mendojnë se këtë histori e shpikën vendasit, të mërzitur me sjelljen e turistëve që donin patjetër të merrnin diçka me vete.
Sido të jetë, tashmë kushdo që shkon në ishujt Hauaji e mëson historinë dhe numri i atyre që marrin gurë vullkanikë është gjithmonë e më i vogël, sepse askush nuk do ta provojnë në lëkurë vërtetësinë e mallkimit të perëndeshës së zjarrit dhe llavës.
Elona Qose