skip to Main Content

Punët e shkrimtarëve para se të bëheshin të njohur

Është e vështirë të bësh pasuri si shkrimtar. Por, edhe nëse suksesi vjen, nuk është e thënë që të vijë që në fillim, qëkur je i ri. Shumë kohë më parë, përpara dhe pas luftërave, shkrimtarët duhet të përveshnin mëngët për të mbijetuar, duke bërë lloj-lloj punësh.

 

James Joyce, përpara se të bëhej i njohur me “Uliksin”, ishte këngëtar dhe pianist, përveçse ushtronte profesionin e mësuesit.

Vladimir Nabokov, shkrimtari i “Lolitës”, ishte entomolog jo i vlerësuar.

Margaret Atwood punonte në një kafene në Toronto.

Douglas Adams ka punuar si portier, roje sigurie në një hotel dhe truprojë e një familjeje magnatësh nafte në Katar.

JD Salinger ishte në stafin e argëtimit të një anijeje luksoze suedeze.

John Grisham ka punuar në një fidanishte, paguhej 1 dollar/ora për të ujitur bimët.

George Orwell ka qenë oficer i perandorisë indiane në Birmani.

Herman Melville ishte furnitor në një anije turistike, kroçerë.

Jack Kerouac ka punuar në një karburant, mbledhës pambuku, roje nate dhe marinar.

Joseph Conrad ishte i përfshirë në trafikun e armëve.

Harper Lee ka punuar për vite të tëra në një zyrë prenotimi për një kompani ajrore.

Chuck Palahniuk ka qenë lavapjatës dhe mekanik.

Francis Scott Fitzgerald punonte në një agjenci reklamash, duke shkruar slogane.