skip to Main Content

Romanet klasike bëhen “histori” në Instagram

Biblioteka e Nju Jorkut po përdor rubrikën “Stories” në Instagram për të shpërndarë klasikët e letërsisë, sidomos për të përfshirë gjeneratat e reja dhe për t’i afruar më shumë me leximin. Fryti i bashkëpunimit me agjencinë publicitare “Mother” janë “Insta Novelat”, romanet që marrin një jetë të re në rrjetin social, falë ilustrimeve të disa artistëve.

Romani i parë eksperimentues do të jetë “Liza në botën e çudirave”. Kryevepra e Lewis Carroll është ndarë në disa pjesë, që do të publikohen çdo ditë në faqen e bibliotekës në Instagram. “Storie”-t konsistojnë në animime të shkurtra, që nga kopertina deri tek ilustrimi i faqeve të romanit.

Në muajt e ardhshëm, “Insta Novela” do të vijojë me “Letra e verdhë” e Charlotte Perkins Gilman dhe “Metamorfoza” e Franz Kafkës.