skip to Main Content

Shekspiri në kështjellën e Hamletit

Në ishullin Sjeland, shumë pranë Kopenhagës, ndodhet fortesa madhështore Kronborg, pikë strategjike e vijës ujore që ndan kryeqytetin danez nga Helsingori. Ishte pikërisht kjo zonë ku Uilliam Shekspiri u dha jetë ngjarjeve të “Hamletit”, princit të Danimarkës, protagonisti i një prej tragjedive më të njohura të tij.

Çdo vit, nga 1 deri më 24 gusht, në këtë kështjellë zhvillohet festivali i grupeve më të mira teatrale botërore. Me perëndimin e diellit, në oborrin e kështjellës, i ndriçuar nga pishtarët, aktorët interpretojnë veprat e Shekspirit, duke dhuruar atmosferë unike dhe prekëse.

Është një rast i mirë edhe për të vizituar kështjellën historike daneze, e ndërtuar në vitin 1420 dhe ristrukturuar më 1574-1585, me dekorimet tipike të viteve ‘500. Në kështjellën e Hamletit mund të vizitohen edhe labirintet, kalimet e fshehta dhe zonat e ushtarëve, të shoqëruara me guidë për historinë e saj.

E gjithë Danimarka është e mbushur me kështjella, që dëshmojnë historinë e një populli lundruesish dhe pushtuesish.

E. Qose