skip to Main Content

Shkrimi i Heminguejit botohet pas 62 vjetësh

Tregimi i Ernest Hemingueji, “A Room on the Garden Side”, i shkruar në vitin 1956, u botua për herë të parë pas 62 vjetësh në revistën letrare “Strand Magazine”.

Tregimi është ambientuar në Paris, në “Ritz Hotel”, gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe tregohet nga Roberti, një lloj kundërfigurë e shkrimtarit.

Roberti dhe shoqëruesit e tij pinë verë, citojnë poetin francez Bodler dhe flasin për tregtinë e pistë të luftës.

Hemingueji ka shkruar shpesh për luftën, si p.sh., në “Lamtumirë armë” e vitit 1929, si dhe “Për kë bie kambana” e vitit 1940. Vetë ai ka punuar si shofer ambulance gjatë Luftës së Parë Botërore, madje ishte ushtar dhe korrespondent i luftës.

Shkrimtari, i cili ka fituar “Nobel” në Letërsi, në vitin 1954, por edhe “Pulitzer” për “Plaku dhe deti”, ka lënë pas vepra të shumta të pabotuara.

Hemingueji kreu vetëvrasje në vitin 1961.