Si ka ndikuar “Kryezoti i unazës” në krijimin e “Gjueti fronesh”
Ata që e kanë parë apo lexuar “Gjueti fronesh” e dinë mirë si është të kesh për zemër një personazh. Krijuesi George R.R. Martin surprizoi fansat me vdekjet e njëpasnjëshme, por me sa duket këto zgjedhje janë frymëzuar nga “Kryezoti i unazave”, klasiku i J.R.R. Tolkien.
Librat e Martin janë përfshirë në “The Great American Read”, që celebron fuqinë e leximit duke seleksionuar 100 romanet më të dashur e të mëdhenj amerikanë dhe në fund zgjidhet dhe fituesi, Libri më i dashur i Amerikës. Në listë bën pjesë dhe romani fantazi i Tolkien. Martin shpjegoi se si vdekja e Gandalf, një ndër personazhet kryesorë të “The Lord of the Rings”, ka pasur ndikim shumë të madh në shkrimin e tij.
“Krijimi më i madh i Tolkien kanë qenë personazhet që luftojnë duke pasur tundimin ndaj unazës dhe se çfarë do të bënin me të. E luftojnë këtë betejë me veten. Një gjë e tillë mund të ndodhë në çdo vend të botës dhe në çdo kohë të njerëzimit”, – tha Martin.
“Më pas Gandalf vdes. Nuk mund ta shpjegoj dot ndikimin që pati tek unë. Nuk mund ta vrasësh Gandalfin. Conan nuk vdes në librat e tij. Tolkien theu një rregull dhe për këtë do ta dua gjithnjë, sepse në momentin që vret Gandalfin, boshllëku që lë pas bëhet 1000 herë më i fortë, të gjithë mund të vdesin. Kjo ka pasur një ndikim shumë të fortë tek dëshira ime për të vrarë personazhet pa mëshirë”.
Duke marrë parasysh serialin e “HBO”-së, “Game of Thrones”, një studim i “Washington Post” evidentoi 1234 vdekje në sezonin e parë. Me sezonin final në vitin 2019, fansat e serialit mund të presin vdekje të rëndësishme, si ajo që frymëzoi autorin.