skip to Main Content

Aforizmat më të njohura dedikuar vjeshtës

Këtë vit, ekuinoksi i vjeshtës ishte më 23 shtator dhe pikërisht në këtë ditë i thamë lamtumirë verës dhe mirëpresim vjeshtën. Për të celebruar ndërrimin e stinëve, kemi mbledhur disa nga aforizmat më të njohura të shkrimtarëve me emër.

 

“Si një rrugë vjeshte; sapo pastrohet gjithçka, mbulohet sërish me gjethe të thara”.

– Franz Kafka

 

“Një libër me poezi është një vjeshtë e vdekur; vargjet janë gjethe të zeza në tokën e bardhë dhe zëri që i lexon është fishkëllima e erës që i përfshin në zemër, distanca intime”.

-Federico Garcia Lorca

 

“Nëse një pemë nuk i ka treguar lulet në pranverë, do të jetë e kotë t’i kërkosh frutat e tij në vjeshtë”.

-Walter Scott

 

“Vjeshta e butë, më bën për vete/përkulem në ujërat e tua, për të pirë qiellin/ arratisje e butë e pemëve dhe humnerave”.

-Salvatore Quasimodo

 

“E kuqe, e purpurt, e verdhë, përzier me jeshilen dhe kafen, rrathë ngjyrash të nxehta të vjeshtës, si një mbulesë për të ngrohur ëndrrat dhe shpresat, për t’i ruajtur për gjithë dimrin. Vjeshta, me shijet që nuk harrohen, të ëmbla e të ngrohta, prelude të dimrit në ardhje”.

-Stephen Littleword

 

“Vjeshta sjell me vete kujtimin e një stine bujare; ngjyra, ndjenja, aroma, të korra, gjithçka flet për bukurinë e tokës, për mrekullinë e natyrës”.

-Stephen Littleword

 

“Dua një vjeshtë të kuqe si dashuria, të verdhë si dielli ende i ngrohtë në qiell, portokalli si perëndimet e ndezura në fund të ditës, të purpurt si kokrrat e rrushit. Dua një vjeshtë për ta zbuluar, jetuar, provuar”.

-Stephen Littleword

 

“Tashmë është vjeshtë, gjithçka rikthehet në gjumë, gjithçka zhduket në paqen e dimrit të afërt. Edhe zhurmat bien në letargji. Shtëpitë heshtin, dëgjojnë, ndiejnë dëborën që depozitohet në çati. Ato pa çati e ndiejnë brenda mureve, në dysheme, në kuzhinat e shkatërruara. Vizita e damës së bardhë hyn në zemrat e shtëpive të shtrembëruara. Qyteti i braktisur shikon perëndimin me sy melankolik në dritaret pa xhama, psherëtin ngadalë përmes gojës së dyerve të thyera. Ishte i bukur qyteti ynë, tani nuk është më”.

-Mauro Corona

 

“Vjeshta është pranvera e dimrit”.

-Henri de Toulouse Lautrec

 

“Në vjeshtë gjithçka nga kujton muzgun dhe kështu na duket stina më e bukur. Dashtë Zoti, kur unë të përjetoj muzgun tim, të kem dikë që të më dojë ashtu si unë dua vjeshtën”.

-Soren Kierkegaard

 

“Për njeriun, vjeshta është stina e korrjeve, e mbledhjes së gjërave. Për natyrën, është koha e mbjelljes, e përhapjes përreth”.

-Edwin Way Teale