skip to Main Content

Asgjë nuk transmeton kaq emocion dhe frymëzim, sa poezia “Guxim” nga Hil Mosi…

Ti ke pas’ pa do koh’ edhe ma t’vshtira,
Ti ke pas’ hjek, ma shum’ mjerim,
Prandej qindro burrnisht sikur përpara
E mos u tremb, por ki guxim!

Shum’ dallgë t’rrepta ti i pate hjekun,
Që ty t’u turrshin me rrëmbim,
E pra mbasi der sot trimnisht qindrove,
Ti mos u tremb, por ki guxim!

Sado e rrept’ që mundet t’jet’ duhia,
Mos u frigso, por banu trim!
Do t’bahesh prap i fort sikur përpara,
Por mos u tremb, e ki guxim!

Leave a Reply